Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, mbrëmjen e djeshme pas një mocioni mosbesimi që u votua nga 82 deputetë.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi.
“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.
Më tej ajo ka pohuar gjithashtu se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19.
Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës. Në mbyllje të mesazhit ajo thotë se hapat e radhës duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën.
“Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”