24 Mars, 2020 18:45 Përditësuar: 19:23
TIRANË- Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19. Vetë Kryeministri Edi Rama ka bërë publik këtë lajm, duke thënë se BE i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 50 milionë Eurosh. Rama ka falenderuar BE-në dhe shkruan se Zoti i shqiptarëve është i madh.
“🟢 BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19🇪🇺❤️🇦🇱 Zoti i shqiptarëve është i Madh”, shkruan Rama.
BE i dhuron Shqipërisë 50 milionë Euro për përballimin e situatës së COVID-19. Milionat do përdoren për blerje të pajisjeve mjekësor, për mbrotjen sociale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Liderët e politikës në vend kanë reaguar pas këtij vendimi të BE dhe kanë shprehur falenderime.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
(A.B. Dosja.al)