Takimi i sotëm miqësor kundër Azerbajxhanit do të zhvillohet në orën 19:00, teksa është përcaktuar që të luhet në Haladas, qytet në Hungari, në të njëjtin stadium ku u luajt edhe miqësorja e parë.Kuqezinjtë janë vendosur në Grac të Austrisë, vend ky që ndodhet rreth 1 orë larg stadiumit që do të zhvillohet ndeshja.