Gazetari Armir Shkurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar situatën e rëndë që po kalon Shqipëria për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa rrëfen një ndodhi me një Sirian në mes të Tiranës, Armir Shkurti jep edhe një mesazh mjaft të fortë në lidhje me atë çfarë po ndodh realisht në vendin tonë.
Nëpërmjet historisë që tregon Armir Shkurti, jep alarmin për të papunët që do ngelen në Shqipëri, për shkak të kësaj situate.
“Një sirian tre hapa para meje. Mu në mes të sheshit Skënderbej. Ai e kishte marrë shtruar, po edhe unë ngadalësova hapin të mbaj distancë nga frika e virusit. Përballë po vinte një zonjë në moshë. Siriani ndaloi hapin, edhe unë po ashtu. Ishte ngushtë dhe nuk desha as të kryqëzohem me atë zonjën e as të kaloja afër sirianit.
– Pliz medëm! Aj em from Siria! Fud medëm! – i kërkoi me një anglishte të pastër bukë duke i thënë se është sirian.
E moshuara bëri edhe dy hapa dhe qëndroi diku mes sirianit dhe meje. Nxorri dy 200 lekësha, nga ata të rinjtë plastikë dhe njërin ia zgjati sirianit.
Ky e mori, falenderoi dhe vazhdoi udhën.
200 lekëshin e dytë ma zgjati mua.
Unë shtanga! Në fakt edhe unë edhe siriani ishim me kapuç. Ngjyrën e lëkurës aty – aty. Unë i paqethur e i parruar ngaqë s’po gjej berberhane këto ditë… Instiktivisht zgjata dorën dhe e mora 200 lekshin dhe, duke hyrë në rolin që ajo më pandehu (pra si shoku i sirianit të parë) me një anglishte të çalë, me aksent prej Lindjes së Mesme e falenderova:
– Teeenkjo madam! Teeenkju verri muç! God bles yu, jurr femëlli, jurr çilldrën…”-është ky rrëfimi i Armir Shkurtit për ndodhinë në sheshin “Skëndërbej”.
Por mesazhi më tej është alamues, kur shkruan se “E gjora zonjë psherëtiu e tundi kokën me trishtim.
– Eeeh! Ne do bëjmë si do bëjmë, se pensionistë jemi. Po ju ç’do bëni pa punë o Armir!
(P.S: Sqarimi te komenti i parë)”