AKU ka gjobitur në Korçë një biznes për produkte me afat skadence të kaluar dhe një furrë buke me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare
Drejtoria Rajonale e Autoritetit bnë me dije se sot ka kryer 23 inspektime, kryesisht në Korçë qytet, Maliq e rrethinat e tyre, prej të cilave, në 6 furra buke, 7 minimarkete, 7 njësi tregëtimi dhe 3 subjekte përpunimi qumështi.
Gjatë kontrolleve të kryera në një minimarket u konstatuan produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të cilat u sekuestruan me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.
Gjithashtu referuar shkeljeve të konstatuara në një furrë buke e cila ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare që cënonin sigurinë ushqimore, trupa inspektuese mori masën administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë si dhe u bë ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kushteve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve duke vijuar betejën për mospërhapjen e COVID-19./ CNA.al