Dje, 21 vite më parë, NATO kishte bombarduar forcat serbe që po kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Megjithatë, në një mënyrë të çuditshme, këtë ngjarje e kanë kujtuar edhe tifozët e Spartakut të Moskës.
Duke u solidarizuar me serbët nv mënyrë skandaloze, ata vendosën lule pranë Ambasadës së Serbisë në Rusi.
“Tifozët e Spartakut lanë lule në Ambasadën serbe në kujtim të atyre që u vranë dhe u plagosën pas bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë. Bombardimet filluan 21 vite më parë”, shkruhet në njofim.
Ndryshe, bombardimet e NATO-s kishin zgjatur 78 ditë, nga 24 marsi deri më 10 qershori i vitit 1999.