Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i ftuar në “Real Story” u shpreh se në lidhje me hapjen ose jo të negociatave, fjalën e fundit e kanë vendet anëtare.
Cakaj thekson se ka besim e shpresë këtë herë, për shkak se procesi pritet që të jetë më rigoroz dhe gjetjet e Komisionit Europian prtet që të mos vihen në dyshim.
“Fjalën e fundit në vendimmarrje e kanë vendet anëtare dhe jo Komisioni Europian. Procesi është më rigoroz. Ne nuk kemi pasur problem mos-plotësimin e kushteve, sepse KE ka thënë se kemi plotësuar kushtet, por disa vende të BE kanë votuar kundër nesh. Do ketë më pak hapësirë që të vihen në pikëpyetje ato që gjen Komisioni.
Po ashtu, Cakaj vlerësoi se Shqipëria duhet që të plotësojë kushtet që i janë vendosur.
LEXO EDHE: Foto-Lajm/ Rama e Ahmetaj gajasen me Bashën
“Kjo do të thotë se duhet të shënohen rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe Shqipëria do të jetë në gjendje që të realizojë aspiratat e saj. Pastaj, do të ketë mbledhje të parë ndër-qeveritare. Nuk mund të flas dot me afate kohore se kur mbahet Konferenca e Parë Ndër-qeveritare. Ka disa kushte që Shqipëria ka për të plotësuar. Maqedonia e Veriut ka të tjera reforma, ne kemi reforma të tjera. Cdo vend ka tipare të ndryshme dhe duhet të bëjë reforma në atë fushë që iu kërkohet”, tha Cakaj.