Greta Thunberg thotë se mund të jetë infektuar me koronavirus dhe është vetizoluar bashkë me të atin.
Adoleshentja që njihet një aktiviste luftarake e klimës deklaroi se ka simptoma, mund të ketë COVID-19, njësoj si i ati, aktori Svante Thunberg.
Prej disa javësh ata janë izoluar, ndërkohë që mendohet se janë infektuar gjatë një udhëtimi me tren nëpër Evropë.
Madje udhëtimet i kishin bërë me qëllim që të nxisnin marrjen masave për parandalimin e virusit.
Thunberg tha se ajo ka të dridhura, fytin e tharë, kollë dhe ndihet e lodhur, pas udhëtimit me të atin nga Brukseli. 17 vjeçarja tregoi se i ati ka simptoma më të theksuara se sa ajo.