Bashkimi Europian do të akordojë një fond prej 50 milionë eurosh për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në luftën ndaj koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.
“Jam i gëzuar të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar #COVID-19. 4 milionë euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore;
11 milionë euro për mbrojtjen sociale; deri në 35 milionë euro për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”, shkruan Soreca.