Rastet me koronavirus në SHBA janë rritur ditë pas dite duke arritur në mbi 46,450 persona të infektuar. Ndërkohë ditën e djeshme u shënuan mbi 100 viktima.
Numri total I personave që kanë humbur jetën deri tani është 593
Nga ana tjetër, një zëdhënës i OBSH-së ka dhënë alarmin për SHBA-në.
Ai është shprehur se në 24 orët e fundit, 85 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë regjistruar vetëm në Evropë dhe në SHBA, ndërsa thekson se Shtetet e Bashkuara mund të jenë epiqendra e radhës e koronavirusit.
Thuajse 400 mijë persona dhe janë infektuar me virusin në të gjithë botën, ndërsa mbi 16 mijë kanë humbur jetën.