Italia merr një tjetër goditje të fortë nga pandamia që mban emrin COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 743 persona, duke u rritur sërish krahasuar me dy ditët e fundit.
Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6820.
Mdërkohë që është rritur edhe numri i të infektuarve ku vetëm në 24 orët e fundit ëhstë rritur me 5229 më shumë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 69176.
Sipas autoriteteve italiane, është ngadalësuar rritja e infeksioneve, por numri i lartë i viktimave në 24 orët e fundit është shqetësues.