Në kohën kur bota po përpiqet të gjejë një kurë për pandeminë e frikshme të coronavirusit, një raport në Global Times thoshte se një burrë nga provinca Yunnan e Kinës vdiq nga Hantavirus ndërsa ishte në një autobus në provincën Shandong.
Madje, siç thuhet më tej, të gjithë 32 udhëtarët e tjerë në autobus janë testuar për virusin.
Dhe lidhur me këtë lajm ka shkruar edhe India Today dhe Newsweek.
Sipas India Today, raportet se një person në Kinë vdes për shkak të një virusi të quajtur hantavirus kanë përhapur panik në një kohë kur bota po lufton me pandeminë e coronavirusit, i cili filloi në Kinë.
Ky medium kujton se coronavirusi ka vrarë mbi 16,000 njerëz në mbarë botën dhe shpërthimi ende nuk po vihet nën kontroll.