Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se numri i personelit mjekësor të infektuar nga Covid-19 është shumë më i lartë.
Në një lidhje për Syri Tv, ai është shprehur se sipas të dhënave që ka, prej 4 ditësh shumë punonjës të prekur po presin të bëjnë analizat, po nuk po ja bënin.
‘Sipas të dhënave që kam, ka shumë më tepër personel mjekësor të infektuar. Di që prej 4 ditësh shumë punonjës të infektuar me Covid po prisnin të bënin analizat, po nuk po ja bënin. Po fshehin të dhënat. Duhen bërë 500 teste minimumi për punonjësit dhe familjarët e tyre’, tha Berisha.
Ndërkohë si mjek, ai i uroi suksese mjekëve në detyrë dhe u shpreh se ata janë të pafajshëm.
‘Unë si mjek kam besim të plotë tek mjekët dhe specialistët. I uroj atyre shumë suksese. Nuk është faji i tyre pse nuk bëhet hetimi i duhur epidemiologjik. Është i qeveritarëve që nuk kanë marrë masat në kohën e duhur’, përfundoi Berisha.
Sipas Berishës, vetëm familja e prekur me Covid-19 në Vlorë ka pasur minimum 500 kontakte.
‘Shqipëria nuk mori asnjë masë kur shqiptarët hynin dhe dilnin nga Shqipëria. Unë e kam kërkuar këtë, por të gjitha ranë në vesh të shurdhët.
Edi Rama nuk e vlerësoi asnjëherë epideminë. Përkundrazi zëdhenës të tij thanë se kërkojnë të na vij një koronavirus. Ndërsa ndrikulla e tij tha e mbaj sekret karantinën. Në datën 9 mars pasi u diagnostifikuan dy rastet e parë, aty e kuptoi. Vetëm atëherë kur Itali dhe Greqi u mbyllën shkollat dhe aktivitetet e tjera, atëherë e bëri. Ndërkohë drejtorin e një shkolle private që mbylli shklollën i hoqi lishencën. Unë ju garantoj se vetëm familja e Vlorës me 4 pjesëtarë ka patur minimumi 500 kontakte. Raporti i të shtuarve në spital me të infektuarit është minimumi 10 herë më i madh. Ky qendrim është kriminal’, tha Berisha.