23 Mars, 2020 18:46
Deri para një viti, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Bayern-it ishte Corentin Tolisso. Klubi bavarez pagoi 42 mln euro për ta blerë nga Lyon.
Për fatin e tij të keq, francezi ka kaluar dy dëmtime shumë të rënda dhe nuk ka dhënë atë që pritej në Mynih. Drejtuesit e klubit rekordmen gjerman janë gati ta shesin në merkaton e verës për rreth 35 mln euro.
Interi është i interesuar për mesfushorin. Pritet që ai të përfshihet në një operacion me kroatin Ivan Perisic. Ky i fundit është i huazuar në Mynih dhe Bayern do ta blejë përfundimisht për 15-20 mln euro. Ndoshta do të kemi një shkëmbim me pagesë shtesë nga Interi.
M.P. / Dosja.al