I ftuar në “Open”, kreu i shtetit i bëri një ftesë publike edhe kreut të opozitës Lulzim Basha, duke nënvizuar se si pasojë e koronavirusit, duhet të ketë unitet dhe se nuk është koha për përfitime politike.
Meta: Unitet përballë pandemisë ka qenë qasja ime që me fillimin e kësaj pandemie. Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do t’i bëj ftesë edhe z.Basha që të shprehe aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria. Qasja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush.