Britania e Madhe mori të pemten vendimin për të mbyllur gjithçka në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusin në vend. Kryeministri britanik, Boris Johnson dha urdhër që të mbylleshin baret, restorantet, kinematë, palestrat etj. Por pavarësisht këtyre urdhrave duket se qytetarët britanikë e kanë marrë me shumë lehtësi situatën e krijuar nga CoVid-19.
Metrotë e Londrës ishin plot ditën e sotme, si të ishin ditë normale.
Në Britani janë konfirmuar 5837 persona të prekur dhe 289 vdekje. Sipas të dhënave përhapja më e madhe e virusit është në Londër, pasi një pjesë e njerëzve s’janë izoluar sipas urdhërit të qeverisë.