Koronavirusi po përhapet në mënyrë të frikshme në Spanjë dhe vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 655 viktima. Ndërkohë, numri total i viktimave ka shkuar mbi 4 mijë. Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarët spanjollë nuk po tregohen asapk solidarë në këto momente të vështira.
Sikundër është raportuar, virusi ka goditur ashpër azilet e pleqve. Në një video mjaft të rëndë shihet se si të rinjtë dhe banoërt e një qyteze hodhën gurë dhe sulmuan një flotë me autoambulanca që po sillnin pacientët e moshuar me koronavirus në një qendër të re kujdesi. U desh të ndërhynte policia për të shpërndarë protestuesit, që rrethuan azilin e ri.
Ndërkohëshokuese janë edhe pamjet në një video tjetër ku duket se si është tejmbushur një spital pranë Valencias. Korridoret janë plot me njerëz që presin të trajtohen.