Duhej te ishte “vetem” një replikë e “Sonte në Venecia”, ndërsa Alberto Angela ka dhuruar një nga mesazhet më motivuese, inkurajuese, për Kombin, duke trasmetuar siguri, unike mes këtyre, që janë hedhur në këto ditë mes tv, rrjeteve sociale e ballkoneve.
Në fjalimin e tij ai shpreh mirënjohje për punën e palodhur dhe dedikimin e atyre, që janë në front të kësaj lufte, por edhe atyre, që qëndrojnë në shtëpi duke ndjekur rregullat, në rolin e “shpëtimtarit” të luftëtarit, që me sjelljen virtuoze mbron jetë, raporton Fabjola Saliu.
“Një luftë, që bashkon Italinë dhe që ka parë vendin e parë në Europë të përballet me një armik të padukshëm e të nënvlerësuar.
Por tashmë jemi një model për të gjithë të tjerët”, thotë Alberto Angela, që thërret bashkimin e vendit, duke kujtuar forcën e të shkuarës, historinë e përbashkët, shtresimin e shumë vlerave, që janë ndërthurur mbi territorin tonë. Me një fjalë, kujton forcën e kulturës si arma e veçantë, që shoqëria italiane mund të shpalosë.
“Është sikur të gjitha gjeneratat të ishin këtu për t’u ndeshur së bashku me ne. Ndoshta është kjo, që n’a bën të vetmit, më të fortë se të tjerët. Kujton më pas kë nuk është më e duke u shtrënguar me kë duhet të luftojë edhe me boshllëkun e një mungese.