Ka rezultuar negativ në analizën e kryer për koronavirus kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli. Ai kishte shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19, si temperaturë, ditën e djeshme gjatë komitetit operativ.
Për këtë arsye, Mbrojtja Civile ditën e djeshme lajmëroi se konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit që zhvillohej cdo ditë në në orën 18:00 u pezullua.
Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi, me të paktën 7503 viktima dhe mbi 60 mijë të infektuar.