Ne kete kohe alarmi nga koronavirusi Qeveria ruse vendosi te ndalojë të gjitha fluturimet nga vendi duke filluar nga 27 mars.
Ndalimi nuk do të zbatohet për fluturimet e riatdhesimit dhe fluturimet e kryera nga “urdhëra të veçantë të qeverisë ruse”, njoftoi agjensia e lajmeve Interfax.
Vlen të përmendet se Rusia ka relativisht më pak raste sesa vendet e tjera evropiane – vetëm 658, me tre vdekje.
Të Mërkurën, Presidenti Vladimir Putin shtyu një votim për një ndryshim kushtetues që do t’i lejojë atij të qëndrojë në pushtet për dy mandate të tjera radhazi.