25 Mars, 2020 18:09 Përditësuar: 18:22
ITALI– Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavurist në Itali ka shkuar në 7503. Vetëm në 24 orët e fundit 683 persona kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19.
Ndërsa sipas mediave vendase në rang kombëtar numërohen rreth 74.386 persona të infektuar nga ky virus. Nga 74386 të sëmurë rreth 9,362 janë shëruar nga COVID-19.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur një luhatje të bilancit të viktimave,por krahasuar me ditën e djeshme ka një rënje të ndjehsme, pasi dje u shënuan 743 të vdekur.
Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 452,157 mijë personave të prekur, ndërsa 20,494 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës
Burimi: corierre.it
A.C/Dosja.al