Aktorja e mirënjohur, Leze Qena, u nda nga jeta sot (25 mars).
Leze Qena ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të kujtohen për breza me radhë.
Ajo ka vdekur rreth orës 9:50 në kujdesin intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi për vdekjen e Lezes ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa shumë prej personazheve publike kanë shkruar telegrame ngushëllimi për familjen Qena.
Sonte në orën 20:00 nga ballkonet e banesave, qytetarët do të ndezin qirinj në nder të Leze Qenës.
“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime! Bashkohu edhe ti! Sonte prej orës 20:00. Pusho në paqe, Leze”, thuhet në njoftim.