Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 7.5 ballë ka goditur Ishujt Kuril në lindje të Rusisë dhe në veri të Japonisë.
Mësohet se tërmeti ka rënë gjatë mesnatës, konkretisht në orën 4:59, raporton The Telegraph.
Sipas Anketës Gjeologjike të ShBA, tërmeti ishte rreth 37 milje nën sipërfaqen e oqeanit dhe ishte përqendruar në lindje të Ishujve Kuril.
Zyrtarët njoftuan se nuk kishte viktima ose dëmtime por po vijojnë kontrollet.
Pas këtij tërmeti, Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit ka deklaruar se janë parë valët e një tsunami, por është parandaluar.
Tërmetet e kësaj fuqie mund të shkaktojnë një ndryshim të nivelit të detit, janë ashprehur Agjensitë Meteorologjike.
Tërmeti më i fundit i madh në rajon ishte me magnitutë 8,3 në 2006 që dërgoi valë të vogla tsunami në veri të Japonisë.