18 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Malin e Zi.
Mësohet se 15 i përkasin Komunës së Tuzit, pranë Podgoricës.
Në këtë mënyrë është vendosur që e gjithë komuna të izolohet.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri malazez, Millutin Simoviq, në një konferencë për shtyp.
‘Qytetarët e Tuzit dhe të të gjithë Malit të Zi kanë qenë gjithmonë të mençur dhe të aftë për të duruar dhe mbijetuar, veçanërisht kur ka qenë e vështirë. Kjo është beteja që po e fillojmë sonte. Ne duhet ta fitojmë atë për të mirën e qytetarëve të Tuzit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi’, është shprehur Simoviq.
Kyujtojmë që ë Mal të Zi aktualisht janë 47 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.