Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, i ka dedikuar një mesazh bashkëqytetarit të tij, Nebi Ismail, 43-vjeçarit që humbi jetën një ditë më parë nga koronavirusi, në Spitalin Infektiv në QSUT.
Daiu tregon se 43 vjeçari ka bërë një gjest human pak kohë para se të ndahej nga jeta, duke pajisur me kondicionerë dhe dyshekë pediatrinë e spitalit të Kavajës.
Siç tregon drejtori i spitalit Kavajë, Përparim Daiu, 43 vjeçari nuk donte që t’i përmendej emri, por kishte thënë se e bënte këtë për qytetin e Kavajës dhe fëmijët e atij qyteti.
43-vjeçari u nda ditën e hënë nga jeta duke u bërë pacienti i katërt që humb jetën nga koronavirusi në vendin tonë dhe njëkohësisht pacienti me moshën më të re. Sipas mjekëve, ai nuk vuante nga asnjë patologji, përveçse ishte obez.
“Nebi 1 djale flori i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…..na la pa fjale me plot dhimbje se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt por zoti eshte i madherishem dhe i dine vete me mire se cben .i mer te miret shpejt qe ti kete prane . Ndjej ligeshtim ne shpirt sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret per te kontribuar ne cdo gje qe ta bente me te lehte gjithcka kurdohere qe i jepej mundesia ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine me arredimin me perde dysheke te rinj me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh duke me thene e bej per qytetin tim per femijet tane te lutem sdua qe te me permendesh emrin …..por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrin …..per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe .shpirti yt qofte i xhehnetit”, shkruan Daiu në një postim në rrjetet sociale./CNA.al