24 Mars, 2020 19:04 Përditësuar: 19:29
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar Bashkimin Europian për fondin e 50 milionë eurove që ka vënë në dispozicion të Shqipërisë, në këtë kohë që po lufton me Covid-19. Në një status në rrjetet sociale, Basha ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të BE-së dhe krahas tij shkruan se shqiptarët nuk janë vetëm.
“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!,“- shkruan Basha krah postimit.
BE i dhuron Shqipërisë 50 milionë Euro për përballimin e situatës së COVID-19. Milionat do përdoren për blerje të pajisjeve mjekësor, për mbrotjen sociale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Liderët e politikës në vend kanë reaguar pas këtij vendimi të BE dhe kanë shprehur falenderime.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
(f.m/dosja.al)